Basha bën kërdinë ne PD, përjashtohet dhëndri i Berishës, Flamur Noka e shumë të tjerë..

627
0

Ditën e djeshme u bë e ditur se ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u kthye në kryesinë e Partisë Demokratike. Por jo vetëm kaq, Lulzim Bash aka bërë ndryshime radikale në kryesinë e PD-së.

Ndryshimet në statut, miratuar ditën e premte nga Këshilli Kombëtar, përjashtojnë Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Krahas Malltezit nga Kryesia e PD largohen automatikisht edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD si Flamur Noka, Jemin Gjana, Tritan Shehu etj.

Të përjashtuarit:

Flamur Noka
Genc Pollo
Jorida Tabaku
Albana Vokshi,
Jamarbër Malltezi
Florion Mima
Sherefedin Shehu
Jemin Gjana
Tritan Shehu
Enkelejd Alibeaj
Suzana Guxholli
Ervin Minarolli
Enkelejda Sallaku
Endri Hasa
Avenir Peka
Kastriot Sulka
Bardh Spahia
Lealba Pelinku
Enri Çeno
Ardian Turku
Luciano Boçi
Arben Skenderi
Laura Vorpsi
Kreshnik Çollaku
Gent Malko

Rikujtojmë që gjatë mbledhjes ku u miratua statusi i PD-së ish-kryeministri Sali Berisha mungoi.