Balla merr nismën për të nxjerrë jashtë politikës Metën dhe Berishën: Njëri bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, tjetri non-grata që bën pis parlamentin

147
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka depozituar sot në Kuvend një nismë për ndryshimet ligjore që do të largonin nga politika ish-bashkëpunëtorët e Sigurimti të Shtetit.

Duke iu referuar rastit të ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin aludohet se ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit, Balla tha se ndryshimet janë propozuar nga Autoriteti i Dosjeve, dhe kanë për qëllim të heqin pengesat ligjore për zbardhjen e dosjeve dhe fakteve të reja.

Me këto ndryshime ligjore një prej të cilave ka të bëjë me ndryshimin në Kodin Zgjedhor, Balla tha se ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit do të ndalohen të jenë pjesë e Kuvendit.

Balla u shpreh se këto ndryshime ligjore nuk prekin rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se po diksutohet një nismë tjetër. Sipas Ballës, individë non-grata si Berisha dhe që kanë mbatjur poste të larta në diktaturë, nuk duhet “ta bëjnë pis Kuvendin”.

Pjesë nga deklarata e Ballës:

Bëhet fjalë për një paketë në fund të korrikut, në bazë të propozimit të ardhur nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e Komunizmit. Janë propozuar dy ndryshime nga Partia Socialiste, njëri për funksionimin e Autoritetit dhe tjetri në Kodin Zgjedhor. Për të hedhur dritë mbi çdo gjë, nisur nga rasti i evidentuar tashmë, për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur poste të rëndësishme në Shqipëri, dhe Autoriteti ka arritur në konkluzionin që mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë, por ekzistojnë disa pengesa në ligjin aktual që bëjnë të pamundur zbardhjen e plotë. Jo vetëm për këtë politikan por edhe të tjerë. Në Shqipëri, në këto 30 vite ka pasur edhe raste të tjera, nuk është vetëm ky. Kanë arritur të ngriten në hierarkinë më të lartë të shtetit persona që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit. Në këtë këndvështrim janë depozituar këto nisma.

Dy propozimet duhet shoqëruar edhe me elementë të tjerë, që duhen shoqëruar në ligjet e tjera. Juristët e grupit tonë parlamentar kanë punuar gjatë gjithë muajit gusht, për të konkluduar në disa shtesa në këtë ligj. Drafti nuk është gati, ai draft i bërë publik është draft i grpit tonë të punës, me qëllim që persona që rezultojnë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të Shtetit, natyrshëm që këta persona, jo vetëm që këto fakte të bëhen publike, por të pamundësojmë vazhdimin e ngjitjes së tyre në karrierën e hierarkisë shtetërore siç kanë bërë gjithë këto vite.

Sa i përket çështjes së “non-gratës” është një vendim i marrë nga SHBA dhe Britania, dhe për këtë çështje qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, i takon organeve të drejtësisë, dhe i bëj thirrje edhe njëherë, është koha e përshtatshme, sepse në rastin tjetër janë bërë publike edhe elementët korruptivë, është një çështje që i përket drejtësisë. Nuk është një çështje që mund të adresohet në këtë paketë që ne po diskutojmë. Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës, si sekretar partie, mendojmë që të konsiderohet edhe pjesa që një sekretar partie, pas 30 vjetësh tashmë i shpallur edhe non-grata, nga dy vende shumë të rëndësishme, ky person të vazhdojë të bëjë pis kuvendin. Faktet e reja publike të bëra nga vet katrani me bojë për ato që Mbretëria e Bashkuar e ka informuar, për lidhjet e tij me persona, atëherë unë mendoj që këtu ka plot arsye që legjislacioni aktual dhe drejtësia të fillojë procedimin penal ndaj “non-gratës”.