Balerina e vogël nuk dorëzohet nga kanceri, kualifikohet në Kampionatin Europian

676
0

Kush do e pengojë Lily Douglas, balerinën e guximshme, e cila në moshën 9-vjeçare u diagnostikua nga një formë e rrallë tumori në kocka, e cila ka fituar me dhjetëra çmime për break dance dhe freestyle.

Pas 12 muajsh të kaluar me ndërhyrje kirurgjikale dhe cikle të gjatë kimioterapie, balerina e vogël guximtare është kualifikuar në Kampionatin Europian, duke koleksionuar kënaqësi të tjera.

Historia e veçantë vjen nga Perth, pranë Edimburg, në Britaninë e Madhe.

“Kërcente pesë orë në ditë, sado që terapitë e lodhnin, Lily vazhdonte të kërcente. Pas ciklit të dytë të kimioterapisë, mori pjesë në Glasgow në një kompeticion kërcimi ku fitoi dy trofe. Nuk donte të mbante paruke, por vendosi një kapele bejzbolli dhe gjatë shfaqjes e hodhi duke treguar realitetin. Ishte emocionuse”, tregon nëna e saj Jane për ‘Daily Mirror’.

Ajo shton se të gjithë i kishin sytë e përlotur dhe juria u ngrit në këmbë për ta përqafuar, duke e cilësuar si një shtysë të rëndësishme për të.

327 ditë pas diagnozës së tumorit dhe dhjetë titujve të fituar, në fund të muajit mars, Lily iu nënshtrua ciklit të fundit të kimioterapisë, të katërmbëdhjetit, pas nëntë ndërhyrjesh dhe shtatë infeksionesh. Por ndërkohë ajo u kualifikua edhe për në Kampionatin Europian të kërcimit,

Në fillim mjekët ishin të shqetësuar për këtë insistim të saj në të kërcyer, por më pas e kuptuan se ajo ishte mënyra më e mirë që vogëlushja të mposhte kancerin.

Aktualisht ajo ndodhet në Florida, ku po u nënshtrohet dy muajve radioterapi, ndërkohë që duhet të bëjë dhe dy operime/noa/