Bakteri “arratiset” nga një laborator në Kinë, mbi 3 mijë të infektuar

805
0

Në kryeqytetin e provincës së Gansu në verilindje të Kinës, në Lanzhou, mbi 3 mijë njerëz jane sëmurë pasi një bakter i “shpëtoi” një kompanie biofarmaceutike që prodhon vaksinat e kafshëve në 2019.

Bakteri në fjalë është përgjegjës për brucelozën. Një sëmundje që zakonisht nuk është ngjitëse tek njerëzit, por mund të shkaktojë ethe, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje koke.

Aktualisht, 3,245 njerëz janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë. Autoritetet lokale shëndetësore kanë treguar se deri më sot nuk është raportuar asnjë rast i transmetimit midis njerëzve.