Bakshishi i majm shokoi kamarierin, por më shumë ajo që fshihej pas letrës (FOTO)

786
0

Një histori nga ato që rrallë i dëgjojmë. Ky djalë që shihni në foto, është Kasey Simmons, një kamerier nga Teksasi i cili punon në një restorant në Dallas.

Siç thotë, ai ka shumë dëshirë që t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin. Kohët e fundit, vetë mori një surprizë qe i ka shkaktuar shumë buzëqeshje

Atij i ka ndodhur diçka që nuk e kishte imagjinuar dhe nuk e priste. Një ditë, në lokalin e tij erdhi një zonjë, e cila porositi për të pirë dhe fatura e saj shkonnte 37 cent.

Por u ngrit shpejt dhe mbi tavolinë la atë që Kasey nuk e priste. Një shumë prej 500 dollarësh, të cilat kamerieri nuk e kishte idenë përse si fillim, por kur lexoi shënimin që gruaja kishte lënë mënjanë, u habit.

Në letër zbulohej se Kasey një ditë më parë kishte takuar një grua të moshuar, shumë të mërzitur në një supermarket, të cilën ai ishte përpjekur t’i hiqte mërzinë, dhe më pas i kishte paguar ato ushqimet që ajo kishte blerë.

“Ishin vetëm 17 $, por kjo nuk kishte lidhje me paratë”,- tha ai.

“Ka lidhje me të treguarit se dikush ju intereson dhe kujdeseni për të”.

Gruaja e moshuar doli të ishte nëna e klientes bujare, e cila nuk mund të mbante lotët për shkak se atë ditë ishte përvjetori i vdekjes së babait të saj.

Askush nuk i kishte kushtuar vëmendje gruas, përvec Kasey Simmons. Fjalët e tij e ndihmuan gruan e vjetër më shumë se ai kishte menduar.

Ja çfarë shkruhej në letër:

“Në një nga ditët më dëshpëruese të vitit, e keni bërë ditën e nënës sime të mrekullueshme. Ju këmbëngulët të paguani. I thatë asaj se është një grua shumë e bukur. Unë nuk e kam parë këtë grua të buzëqeshë që kur babai vdiq. Nëna ime nuk u kërkoi ndihmë, por ju e bëtë të lumtur edhe për një vit tjetër”.