Babait të moshuar i ra ushqimi në këmishë, kur gjithë restoranti po qeshnin me tallje, u dëgjua një zë…

614
0

I biri e çoi të atin në restorant për të ngrënë darkë. Babai duke qënë i vjetër dhe i dobët, e hodhi ushqim në këmishën dhe pantallonat e tij ndërkohë që po hante.

Klientët e tjerë e shikonin me neveri, dhe filluan të mërmërisnin nën hundë dhe të hidhnin ndonjë shikim të shpejtë përtallës drejt tyre…

…ndërkohë i biri ishte i qetë.

Pasi mbaroi së ngrëni, biri i tij që nuk u turpërua aspak e shoqëroi me shumë qetësi në tualet.

Ai i pastroi njollat e ushqimit, i hoqi thërrimet, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet. Kur ata dolën, i gjithë restoranti po i shikonte në heshtje.

Asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të kuptonte sesi dikush mund ta gëlltiste turpin në këtë mënyrë.

Djali e pagoi faturën dhe filloi të largohej me të atin.

Në atë kohë, një burrë i moshuar i futur mes tavolinash thirri djalin dhe e pyeti:

“A mendoni se keni lënë diçka prapa?”

Djali u përgjigj:“Asgjë zotëri”.

Plaku u përgjigj: “Në fakt po, ju keni lënë një mësim për çdo bir dhe një shpresë për çdo baba”.

Të kujdesemi për ata që dikur janë kujdesur për ne, është një nga nderimet më të larta. shkollaesuksesit