Babai vdiq në moshën 54 vjeçare; 14 vjet më vonë, fëmijët e tij zbuluan një sekret që ai kurrë nuk e kish ndarë me askënd

52615
0

Pas vdekjes së tij, sekreti i tij u fsheh për më shumë se një dekadë.
Ajo po fliste në telefon, kur mori fund gjithçka. Vajza 17-vjeçare eci me të kuqe dhe u përplas me makinën e Michael Carney. Ai ndërroi jetë në moment.

54-vjeçari la pas dy fëmijët e tij, David Carney dhe Laura Carney. 14 vjet më vonë, Davidi zbuloi një nga sekretet më të mirëmbajtura të babait të tij
Laura ishte duke vizituar vëllain e saj kur nxori një listë të shkruar me dorë nga babai i tyre.
Në pjesën e sipërme lexohet, “Gjërat që unë do të doja të bëja në jetën time”.

Vetëm pesë nga 60 artikujt ishin shënuar.
Ndërsa lexonin listën dhe deshifronin me humor “shkrimin e tij të palexueshëm”, një ndër qëllimet e listuara i ra në sy në veçanti Laurës. Ajo lexoi, “T’iu jap fëmijëve të mi dashurinë më të madhe, arsimin më të mirë dhe shembullin më të mirë që mund të jap”.

“Ai kurrë nuk e ka shënuar atë, ai të realizuar, por duhet ta kish bërë” tha Laura. “Kjo është arsyeja pse vëllai im dhe unë po bëjmë këtë: po e përfundojmë listën”. Davidi dhe Laura nuk dinin kurrë për listën e synimeve të babait të tyre. Kjo listë ishte një thesar nëpërmjet të cilit njohën edhe më shumë babanë e tyre. Pas bisedës me nënën e tyre, ata kuptuan se Michael filloi listën në moshën 29 vjeçare – viti kur Laura u lind.

Babai i tyre kishte disa qëllime sfiduese si korrespondenca me Papën dhe duke biseda me presidentin, por Laura thotë do t’ia dalë kësaj sfide. Megjithëse ajo nuk e di ende se si do të ndodhë, ajo beson se është e mundur. Laura dhe Davidi janë të vendosur të përmbushin të gjitha qëllimet e babait të tyre. Të dy vendosën një qëllim për të përfunduar listën synimeve deri në vitin 2020.

Gjëja e parë që ai shkroi ishte: “Do të doja të jetoj një jetë të gjatë e të shëndetshme të paktën deri në vitin 2020.” Ai nuk pati shansin të jetoj deri në vitin 2020, por fëmijët e tij u zotuan të përfundojnë çdo objektiv në listën e tij deri në atë vit.

Burimi: Familyshare
©gatuajshendetshem/a.c./