Babai shume i varfer u kërkon 80 euro fëmijëve, por përgjigja e tyre…

737
0

Një prind i vetmuar u ka kërkuar ndihmë fëmijëve të tij pasi nuk po mundte të përballonte shpenzimet dhe kishte ngelur pa bukë.

Por përgjigja e dy djemve të tij ishte shokuese!

80-vjeçari u kërkoi nga 80 euro në muaj dy fëmijëve të tij pasi çdo fund muaji ngelte trokë, por ata i thanë që të bënte si të bënte.

“Marr 600 euro në muaj, por 300 euro shkojnë për qiranë dhe me pjesën tjetër nuk ia dal dot as të ha bukë. Nëse më jepni nga 80 euro secili me 150-160 euro më shumë në muaj mund ta shtyj muajin në mënyrë dinjitoze”, u ka thënë 80-vjeçari italian dy djemve të tij.

Por ata nuk deshën t’ia dinë dhe i thanë të atit që të rregullohej si të mundej.

Por një avokat i erdhi në ndihmë të moshuarit.

Në Itali e drejta prindërore nuk është thjesht një term etik por edhe një term juridik.

Ai tashmë po zhvillon një gjyq dhe mund të përfitojë nga fëmijët shpenzimet e ushqimit çdo muaj.