Babai që gënjente të birin sa herë që ai shkonte për t’i lidhur kravatën… Duhet ta lexojë çdo prind!

537
0

Kur isha fëmijë, më pëlqente çdo moment që kaloja me babanë tim. Ato momente që kalonim ishin të rralla. Babai im ishte një njeri i lumtur që shiste bukë për të jetuar dhe për të mbështetur familjen tonë.

Qyshkur isha 10 vjeç ai më mësoi t’i lidhja kravatën, përpara se të dilte nga shtëpia…

Çdo natë, unë do ta prisja që ai të thoshte natën e mirë, por rrallë herë kishte mundësi. Ai do të kalonte gjithë kohën e tij të lirë në shkollë nate, përveç të dielave, babai im vështirë se kishte ndonjëherë tjetër një vakt me ne.

Sa herë që nëna ime ankohej se nuk ka kaluar mjaft kohë me familjen, ai gjithmonë thoshte se ai po e bënte atë për ne.

Pastaj ai do të më përqafonte dhe do të thoshte: “Bir më vjen keq, me të vërtetë dua të kaloj më shumë kohë me ty”.

Së fundi, erdhi dita kur u shpallën rezultatet e testimeve të tij, jo vetëm i kish kaluar, por kishte kapur maksimumin e pikëve! Menjëherë pas kësaj, atij iu ofrua një punë e mirë si një mbikëqyrës i lartë i cili paguhej mirë.

Ishte realizimi i një ëndrre.

Ne do të përballonim luksin e vogël si rroba të këndshme, pushime dhe ushqime të shijshme. Gjithsesi, e gjithë kjo nuk e mbushte mungesë e pranisë së babait tim. Kur fillova shkollën e mesme, u habita që nuk e shihja shpesh.

Por shpesh e vura re se nëna ime ndjehej tmerrësisht e vetmuar, e ulur pranë dritares, duke shikuar, e duke pritur.

Kur më në fund erdhi dita ime e diplomimit, me padurim iu kërkova prindërve të mi për të marrë pjesë në ceremoni.

Babai im më shikoi me krenari dhe tha se “ndoshta do të vinte”.

Por diçka i doli në punën e tij dhe ai nuk mund të vinte. Unë u zhgënjeva shumë, por s’ia vlen t’i mbaj mëri babait tim. Ndoshta ai kishte shumë presion dhe stres në punën e tij.

Sa herë i lidhja kravatën babai im do të më kërkonte të kuptoja se gjithçka që ai po bënte ishte të siguronte një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Unë i thashë atij se e doja dhe e kuptoja.

Ai vazhdoi të punonte shumë … dhe ai mori një tjetër ngritje në detyrë.

Ai punësoi një shërbyese, kështu që nëna ime nuk duhej të punonte kaq shumë… Ai gjithashtu kishte plane për të blerë një godinë, sepse apartamenti ynë nuk i përshtatej më nevojave tona.

Kur nëna ime i kërkoi për të kaluar më shumë kohë me familjen, ai tha se do të përpiqej, ai po na jepte një të ardhme të ndritshme dhe na donte.

Ne të gjithë e dinim se thellë – thellë ai donte të kalonte më shumë kohë me ne, por ai ishte gjithashtu i vendosur të arrinte qëllimet e tij.

Isha shumë krenar për të, dhe në të njëjtën kohë kam dashur që ta kisha atë në jetën time.

Koha kaloi.

Puna e tij e madhe u shpërblye!

Më në fund, ai ishte në gjendje të na blinte një godinë të bukur me pamje nga oqeani e mbushur në luks dhe e madhe aq sa nuk e kapje dot me një të shikuar.

Të dielën e parë në shtëpinë tonë të re, babai im deklaroi se kishte arritur mjaft sukses. Që nga kjo ditë e në vazhdim, ai do t’i kushtonte më shumë kohë familjes.

Dita që ishim duke pritur përfundimisht kishte mbërritur. Ne ia dolëm!

Por edhe kësaj here, babaim im nuk e mbajti dot premtimin e tij …

…të nesërmen tjetër babai im nuk u zgjua. Ai vdiq për shkak të një ataku në zemër!

1- Një familje është njësia më e rëndësishme në shoqërinë njerëzore, pasi ushqen gjeneratën tjetër, duke ofruar përkujdesje e dashuri, vlera morale, dhe këto vlera duhet të jepen e të merren nga çdo anëtar i familjes.

2- Por nganjëherë harrojmë rëndësinë e saj më të madhe, harrojmë se lumturia më e madhe është një jetë modeste pranë familjes, ne harrojmë pra, investohemi aq shumë me mish e më shpirt duke ndjekur përfitime materiale, harrojmë të kënaqemi me më pak pasurim.

3- Kur burri dhe gruaja nuk kalojnë kohë cilësore në shtëpi, edhe fëmijëve u mungon vëmendja e dashuria nga prindërit e tyre, ndjenjat në familje bëhen të vetmuara dhe të ftohta.

4- Koha e kaluar me familjen tuaj është kohë e kaluar për të cilën nuk do të pendoheni kurrë.