Babai në gjendje koma nuk e di që ka humbur të gjithë familjen

795
0

Një burrë i cili ndodhet në gjendje kome, pas shpërthimit të ndodhur ditën e Vitit të Ri në një bllok apartamentesh në Rusi, nuk është në dijeni se e gjithë familja e tij është shuar në këtë tragjedi.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, Shukhrat Ulfatov, 26-vjeç, u nxor nga rrënojat e ndërtesës 7 orë pas shpërthimit të ndodhur në qytetin industrial të Magnitogorsk. Por bashkëshortja e tij 24-vjeçare, Radzhambo Isoeva dhe 3 fëmijët e të vegjël, Akmad, 6 vjeç, Fotima, 4, dhe Saimukhsiddin, 3, nuk mundën të mbijetonin.

Aktualisht Shukhrat ndodhet në kujdes intensiv, në koma, në një spital në Chelyabinsk. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë, megjithatë ai pritet që të rikuperohet. Mediat lokale thonë se 26-vjeçari nuk është në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur.

39 persona humbën jetën nga shpërthimi i 31 Dhjetorit që lamë pas, mes tyre familje të tëra që ndodheshin në shtëpi. 18 persona u arritën që të nxirreshin gjallë nga rrënojat.

Autoritetet ruse thonë se shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit, megjithatë mediat lokale, duke cituar zyrtarë të sigurisë hedhin dyshime se ngjarja mund të jetë një sulm terrorist./tvklan.al