Babai la shtatzënë minorenen, e bija telefonon live: Ai nuk e dinte se…

666
0

Ndonëse analiza e ADN-së e vuri me shpatulla pas murit Ligor Bibën, i cili nuk e pranonte se e kishte ber dhe lënë shtatzënë fqinjën e tij 15-vjeçare, familja duket se nuk i ka kthyer shpinën.

Vajza e tij Bona ka telefonuar live gjatë emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ku në qendër është pikërisht historia e minorenes. Në asnjë moment ajo nuk pranonte se familja e saj kishte kërcënuar vajzën dhe familjen e saj. Duke mbrojtur të atin ajo tha se ai nuk e ka ditur moshën e 15-vjeçares dhe për më tepër se marrëdhënie mes tyre nuk kishte ndodhur me dhunë.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Deri ditën që e kanë arrestuar babain ka qenë në shtëpinë time vajza dhe babai i saj. Nuk është me dhunë ajo gjë. Babai nuk e ka ditur moshën sepse jetonte në emigrim. Nuk kemi vajtur fare, jo më t’i kemi kërcënuar. Do vijë momenti do flasë. Kërkoj drejtësinë e babait tim”, tha vajza e të akuzuarit, raporton “BalkanWeb”.

Por nga ana tjetër vetë vajza që ka lindur fëmijën e babait të saj tha se Ligori e dinte pasi mbesa e tij ishte në klasë me të.

Ngjarja u zbulua në tetor të vitit 2017 pasi 15-vjeçarja ishte 7 muajshe shtatzënë .

Ligor Biba u arrestua por nuk e pranoi gabimin. Në mars të këtij viti analizat e ADN-së konfirmuan se 55-vjeçari është babai i foshnjës, pra edhe autor i aktit.