Babai kërkoi nuse shqiptare për djalin në Amerike, i shkojnë mijëra mesazhe me foto (Video)

1076
0

Florian dhe Mondi Lala, babë e birë të cilët jetojnë në Amerikë, janë bërë viral në rrjetin social “tik tok” për shkak të një videoje ku babai i kërkon djalit të tij 23-vjeçar të gjejë një nuse dhe të martohet.

Të ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, babai është shprehur se gjatë videos ai ka qenë në dijeni se po xhirohej.

Ai shton se ata nuk duan ta fejojnë me zor, por duan që të gjejnë një nuse shqiptare dhe pas asaj video qindra mesazhe kanë mbërritur në adresën e djalit.

“E dinim që po xhiroheshim. Ne nuk duam me e feju me zor, por duam që të gjejë një nuse shqiptare. Duam ja 6 muaj me lexu mesazhet, sepse ka shumë kërkesa” u shpreh Mondi.

Floriani u shpreh se ai nuk ka ndërmend të martohet shumë shpejt, por në momentin që ta gjejë ta dijë mirë nga vjen dhe familjen e saj.

23-vjeçari bën me dije se për dy vite ka shërbyer në ushtrinë amerikanë dhe kjo ka ardhur si dëshirë e tij për të ndjekur hapat e babait i cili ka punuar në policinë shqiptare.

“Unë i thash të mos shkojë në ushtri, sepse unë kam qenë vete pjesë e njësive ushtarake në Shqipëri, por ai donte dhe e vazhdoi.

Ka shumë të drejta ky djali, ku do dojë të hyjë në punë” u shpreh babai.

Mondi shton se kushti i vetëm për nusen e djalit është të jetë shqiptare dhe nuk ka rëndësi nëse është nga jugu apo veriu.

“Kërkesat e mia janë të jetë një vajzë shqiptare me tradita dhe të vijë nga një familje të shëndoshë. Vetëm të jetë shqiptare, nuk ka rëndësi nga jugu apo veriu, ne vetë jemi nga Laçi.

Me qindra femra janë duke i shkruajt dhe duke i çuar fotot” shtoi baba Mondi.