Babai i varfër porositi biftek për djalin e tij dhe pastaj i tha se duhet të shkonte diku. Pak më vonë, djali i tij pa dikë që e vështronte nga xhami dhe mbeti pa fjalë!

691
0

Zinxhirët e ushqimit te shpejte si McDonald’s dhe Burger King janë shumë popullore dhe mbeten si një nga opsionet më të mëdha për shumë njerëz, pasi ushqimi eshte i lire dhe i shijshem. Për shumicën e njerëzve, ushqimi i shpejtë është pothuajse një element kryesor në dietën e tyre të përditshme dhe jo shumë njerëz do ta konsideronin ushqimin e shpejtë si një luks, por një perdorues interneti nuk mendon të njëjtën gjë.

Perdoruesi i internetit, Rocky Wong ndau një artikull mbi Dcard për përvojën e tij prekese kur ai ishte në një restorant të ushqimit të shpejtë.

Në artikullin e tij, ai shkroi për kohën kur pa një burrë që ndiqte fëmijën tek shijonte ushqimin e tij dhe e kuptoi se ai mund të përballonte te blinte vetem vaktin e femijes se tij.

Ajo që prekte zemrën e Rocky ishte se sa i lumtur dukej babai duke parë se fëmija i tij po shijonte ushqimin.

Kjo i kujtoi Rocky fëmijërine e tij. Ai kishte humbur nënën e tij në një moshë të re. Nëna e saj e la babain te vetem për te rritur ate dhe dy motrat e tij të vogla.

Jo larg nga shtëpia e tyre ishte një restorant mishi dhe Rocky shkroi se si ai ndjehej xheloz per miqtë e tij që shkonin në mënyrë të rregullt pasi ai dhe vëllezërit e motrat e tij kurrë nuk kishin pasur shansin për të ngrënë biftek.

Kur ai ishte një djalë i ri, babai i tij nuk fitonte aq shumë duke punuar si nje punetor i thjeshte ndertimi.

Rocky, i cili ishte shumë i ri për të kuptuar luftën e babait të tij, gjithmonë i kerkonte qe ta conte ate dhe motrat e tij ne restorantin e mishit.

Një ditë, ai u befasua kur dëgjoi se më në fund i ati i tij pranoi t’i çonte në restorant,dhe u lumturua shume kur shkoi atje.

Sapo mbërritën në restorant, babai i tij porositi tri pjesë bifteku te lira dhe u tha femijeve se i duhej të shkonte në një vend dhe se ata duhet të qëndronin në restorant derisa ai të kthehej.

Kur Rocky ishte duke shijuar ushqimin e tij, pa një figurë të njohur që qëndronte jashtë restorantit me një cigare në dorë, duke e ndezur atë.Pastaj, ai e kuptoi se ishte babai i tij, por shpejt e çoi gishtin e tij tregues në buzët e tij sikur t’i tregonte Rockyut të mos i thoshte motrave te tij se ai ishte jashtë.

Ky veprim e goditi Rocky-in pasi kuptoi se babai kishte pak para sa per te paguar vaktin e tyre.

Që atëherë, Rocky kurrë nuk kërkoi që babai i tij të blinte diçka për të ndonjëherë.

Kur ai u rrit, filloi të gatuajë për familjen e tij dhe bente të gjitha punët e shtëpisë.

“Unë mendoj se babai im ndoshta ka jetuar në faj sepse ai nuk mund të përballonte t’i japë fëmijëve të tij një jetë të lehtë,” shkroi Rocky.

“Tani, është radha jonë t’ju bëjmë krenarë dhe nuk do të pendoheni kurrë për jetën që keni pasur.”

Historia e tij shpejt u be virale në mediat sociale dhe ka prekur shumë zemra. Shumë njerëz komentuan në postin e tij : “Ka gjëra që i kuptojmë vetëm kur rritemi”.

Një përdorues tjetër komentoi: “Çdo prind është i gatshëm të sakrifikojë çdo gjë për fëmijët e tyre”.

Historia e Rocky-t patjetër na thotë të vlerësojmë gjithmonë prindërit tanë. Ne kurrë nuk do të dimë se çfarë sakrificash kanë bërë për të na rritur, por Rocky ishte me fat që ta kuptonte këtë në një moshë aq të re. Ëndrra e tij për ta bërë të atin e tij krenar u befte realitet!

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/