Babai i tij u shpall “non-grata”, reagon deputeti socialist: Babai im është super i pastër, nuk e di..

2
0

Ornaldo Rakipi, djali deputet i Aqif Rakipit, ka folur menjëherë pasi babai i tij u shpall “non-grata” nga SHBA, shkruan newsbomb.al. Në hyrje të Kuvendit, ai e ka quajtur lajmin “një gjëmë” për familjen.

“Nuk e di se ça është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë në familjen tonë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni, nuk ka asnjë lloj rekordi kriminal. S’kemi lidhje te ajo prjesë, nuk e kuptoj këtë kriminal”, tha djali i Rakipit.

I pyetur nga gazetarët nëse ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, Ornaldo Rakipi tha “Po shumë e vërtetë. I gatshëm jam. Pse? Babai im është super i pastër. Edhe nga politika ka ik për diçka skandaloze.”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non-grata” ish-deputetin e PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi, si dhe biznesmenin e njohur dhe pronarin e mediave Ylli Ndroqi. Sipas DASH, Rakipi është përfshirë në ndikim të dëmshëm në politikë, i implikuar me grupe të krimit të organizuar që kanë blerë vota duke ofruar para, dhurata duke premtuar vende pune në këmbim të votave.

Ndërsa për biznesmenin Ndroqi, DASH thotë se “ka shfrytëzuar mediat që më parë kanë qënë nën kontrollin e tij për të zhvatur dhe shantazhuar qytetarë shqiptarë nëpërmjet kërkesave për para dhe blerjeve të reklamave në këmbim të mospublikimit të artikujve negativë në media”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.