Babai i tij është super bos por djali i Samir Manes ka 6 muaj me një celular të thyer, ja pse

1142
0

Ndonëse pak flet për jetën e tij private, dihet tashmë që Samir Mane, biznesmeni i shpallur njeriu më i pasur në Shqipëri është baba i 4 fëmijëve, 3 djem, Martini, Andi, Marko dhe 1 vajzë, Amber.

Në pamje të parë duket sikur ata kanë gjithçka dhe u plotësohet çdo dëshirë, por i ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Samir Mane tregoi se di t’u thotë edhe JO.

“Fëmijët i kam shumë të mbarë, por i them vazhdimisht jo për gjëra që kalojnë masën. Kur thyen celularin dhe do të marrë një të ri, nuk e lejoj nëse ai celular punon. Nuk ja blej të ri për t’i treguar që të kenë kujdes. Një nga ata është Andi i cili ka prej 6 muajsh një celular të thyer”, tregoi Samir Mane.

I pyetur se cili prej djemve do e zërë vendin e tij, biznesmeni u shpreh se është ende herët dhe ata duhet të mbarojnë fillimisht shkollat duke shtuar me humor se nuk e lëshon kaq shpejt vendin.