Babai i Klodianit prek me fjalët e tij: Nuk i shërbej politikës, i shërbej familjes sime!

192
0

Ne një lidhje direkte për Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha është shprehur se ajo çka pret tani është të jept drejtësia dhe fajtori të marrë atë çka Meriton. Ai thotë se nuk i shërben politikës, por familjes së tij.

“Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi, kërkojmë atë që është për çdo njeri, për çdo qytetar, për çdo shqiptar, të rinj e të moshuar. Kërkojmë atë që secili të gëzojë të drejtën dhe shpresën tek shteti, ligji, rregulli. Tek ajo që ëshët e mira për të gjithë, që t’I shërbejë qoftë fëmijës, qoftë të rriturit.

Të kemi shpresë, të kemi të ardhme, që rinia të shkëlqejë, që rinia të ecë përpara, që ta shohë jetën e lumtur, të gëzojë një ditë të re, të mendojë që vendi është ky, duhet ta ndërtojmë, ta ngrejmë, ta rrisim, ta mbështesim të gjithë.

Si puna e djalit tim jeni dhe jut ë gjithë, të gjithë mendoni si puna ime. Kush është prind e di pak më mirë.

Unë si shëbejë as një lloj politike, i shërbej familjes time. Vlerësojeni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë tek vendi që e meriton edhe ne të kemi nbjë fije shpresë, një fije mbështetje dhe të mendojëm që kemi të ardhme për këtë vend.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.