HomeNewsAvokati që u...

Avokati që u arratis nga Shqipëria komuniste bëhet hit në SHBA me deklaratën e tij

Një avokat që iku nga Shqipëria komuniste bëri deklarata të forta kundër një grupi opinionistësh të New York Times, i cili pretendonte se Amerika tani është “Ok”!

Video detajoi renditjen e Shteteve të Bashkuara në mesin e vendeve të tjera të zhvilluara, duke argumentuar se SHBA-ja “ishte e madhe”, por korrupsioni publik, problemet e zgjedhjeve dhe çështje të tjera kanë bërë që Shtetet e Bashkuara të lëvizin më pranë vendeve në zhvillim.

Peter Lumaj tha për “Fox News”, se baza mbi të cilën u themelua Amerika është ajo që e bën vendin tonë të ndryshëm nga pjesa tjetër.

“Besimi tek Amerika bazohet tek liria, mbi të cilën qëndrojnë dokumentet themelore të këtij vendi”, tha ai.

“Për shkak të lirisë, ne kemi zhvilluar kombin më të madh në Tokë”, u shpreh ai.

Lumaj shpjegoi se babai i tij vdiq në një kamp përqendrimi në mënyrë që bijtë e tij të mund të jetonin në liri.

Ai kaloi nëntë muaj në kampet e ndryshme të refugjatëve derisa mbërriti në Amerikë.

“Fakti që ne donim atë që Shtetet e Bashkuara kishin për të ofruar, atë liri, atë mundësi, ne ishim të gatshëm të sakrifikonim çdo gjë dhe gjithçka që mundëm që të kishim për të ardhur këtu dhe të jetonim ëndrrën amerikane”, tha ai.

Lumaj vazhdoi studimet për fakultetin juridik derisa u bashkua me administratën e kryebashkiakut Rudi Giuliani të New York City,

Avokati shprehu shqetësimin e tij për shtyrjen drejt socializmit të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se kombi ynë është duke “kryer vetëvrasje” duke promovuar të njëjtat ideale që dështuan në vendin e tij.

“Unë jam duke jetuar ëndrrën amerikane dhe kështu janë qindra e qindra mijëra njerëz që kanë ikur nga Evropa Lindore”, vazhdoi ai.

Në fund të intervistës ai nuk le pa përmendur as manjatin majtist George Soros, të cilin e akuzon se përmes milionave të tij kërkon të ketë nën kontroll ish vendet socialiste.

“Ju keni George Soros. Shpenzon miliona dollarë në Evropën Lindore për të kontrolluar qeveritë dhe individë.  Sapo e bëri edhe në Shqipëri më 30 qershor”, është shprehur Lumaj.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë shqiptare ka arritur që të marrë patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë...

Kamera e fshehtë shkon keq, ish-banori i “Big Brother Vip 4” u drejton armën aktorëve (VIDEO)

Një kamera e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania 4”, Zebërvokit, ka shkuar keq. Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit...

Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës! Ja kush e doli mbrëmë nga BBVIP

Amber është eliminuar mbrëmmë pas një televotimi shumë të fortë, që Gerta vendosi pasi mori kutinë e Pandorës. Në televotim ishte Rozana, dhe Laerti bashke me Valbonën si një banor i vetëm. Publiku vendosi që Amber të linte shtëpinë. “Loja kjo është!...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.