Avokati ngre alermin: Shqiptarët do përdoren si kavie nga OBSH për vaksinën

694
0

Avokati shqiptpar Altin Goxhaj nepermjet një postimi në facebook thote se Qeveria i dha të drejtën OBSH për t´i përdorur shqiptarët si kavie për vaksinat që mund të zbulohen kundër Covid 19.

Sipas Goxhaj, kjo ishte arsyeja pse treshja Rama, Basha dhe Meta bënë ndryshimet në Kodin Penal, duke i dhënë dorë të lirë OBSH-së, që të përdorë edhe fëmijët shqiptarë.

Postimi i plote i avokatit
“Mirmjes kavie eksperimentale të OBSHsë! E morët vesh se Qeveria i dha OBSH të drejtën për t’ju përdor bashkë me fëmijët si kavie për vaksinat? E kuptoni se pse Rama-Meta-Basha e bën Kodin Penal?

Nga shtëpia do dalin veç ata që pranojnë vaksinat e OBSH, të tjerët po dolën, direkt në burg! Falenderoni Edverin që ju nxorri shëtitje por bëhuni gati me kalamajtë për vaksinat e OBSH!”

Gjatë ditës së djeshme pati kundërshti dhe për vaksinën nga ekonomisti i njohurb Dritan Shano dhe aktivistë të tjerë, të cilët e cilësuan të papranueshme që shqiptarët të jenë pjesë e eksperimenteve për vaksinën.