Avokati i njohur zbulon sa vite burg rrezikon Erion Veliaj: Mund të dalë pas..

ryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua dje nga agjentët e BKH-së, me disa akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. 

Në emisionin “Të Paekspozuarit” , avokati Jordan Daci, shpjegoi se sa dënim rrezikon kryetari i bashkisë së Tiranës, nëse shpallet fajtor. 

“Nëse nisemi nga numri i veprave penale se bëhet fjalë për nëntë herë për korrupsion dhe vepra e pastrimit të produkteve të veprës penale, janë akuza të rënda të bëra. Krimet që lidhen me detyrën, janë në nivelin e vrasjes, flas në afate kohore. Deri në 12 vjet është dënimi që jepet për korrupsionin, por do të duhet të shikohet dinamika. Gjithsesi duhet parë nëse gjendet fajtor. 

Varianti është që dënohesh 9 herë dhe bashkohet dënimi, por nuk është mbledhje aritmetike. Nënkupton për një dënim që është minimumi 10 vjet e më tepër, por edhe vrasja me dashje dënohet me minumi 10 vite dhe më e rënda 20 vite, por, përherë, nëse provohen këto akuza.

Pas arrestimit të Veliajt, fatkeqësisht Bashkia do të futet në kolaps me drejtimin, sepse janë inekzistentë nga eklipsimi që u ka bërë Veliaj. Kur ka më shumë se një nënkryetar, këshilli mandaton njëri prej tyre. Nga ana tjetër ligji parashikon se kur kryetari i bashkisë mungon më shumë se 3 muaj shkarkohet nga kryeministri. Por kemi një precedent me rastin Beleri, mund të kemi një shkarkim si në rastin e tij”- tha avokati Jordan Daci.

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.