Avioni u rikthye në Rinas 15 minuta pas ngritjes, “kishte harruar të furnizohej me karburant”

392
0

Një avion i kompanisë ajrore “Air Albania” është kthyer në pistën e Aeroportit të Rinasit vetëm 15 minuta pasi ishte ngritur në ajër, duke ngjallur spekullime.

Disa pasagjerë janë shprehur në rrjetet sociale se avioni u kthye pas “kishin harruar ta furnizonin me karburant”. Por stafi i avionit që është munduar të qetësojë pasagjerët ka thënë se kthimi është bërë për shkak të një mangësie në dokumentacion.

“Kapiteni tha mungesë dokumentacioni por e çuditshme është se avioni po furnizohet me karburant. Pasagjerët nuk kanë zbritur dhe avioni do niset sërish”, është shprehur një prej pasagjerëve.