Avioni pëson avari në Rinas dhe bën ulje të detyruar, nderpriten fluturimet, njoftimi i TIA-s

166
0

Incident tek Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, një avion pëson avari dhe bën ulje të detyruar.

Ngjarja ndodhi sot në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021.

Një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën.

Pasagjerëve u dha ndihma e parë dhe mesohet se nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista.

NJOFTIMI

Pasi një avion i vogël i nisur nga Zvicra pësoi difekt gjatë një ulje të detyruar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën njoftimin e rëndësishëm.

Aeroporti sqaron se në orën 16:15 një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Fluturimet rifilluan.