Pasagjeret që udhëtonin me avionin e “Blu Panorama” nga Rinasi për në Ankona kanë përjetuar momente frike.
Situata e pasigurisë në avion u krijua pasi në kabinën e pilotit u konstatua tym gjatë kohës që kishte nisur fluturimi.
Pas defektit avioni është kthyer sërish në aeroportin e Rinasit dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga kompania apo autoritetet aero-portuale se çfar ka ndodhur.
Ekspertet po kontrollojnë gjendjen e avionit për të zbardhur shkaqet e defektit që mund të kishte pasur pasoja të renda.