Pamjet që shihni tregojnë momentet kur një avion i kompanisë Ryanair mbushet me tym brenda, kurse pasagjerët shpër thejnë në lot nga frika.
Avioni po fluturonte nga Bukureshti i Rumanisë drejt Londrës. Në bord ishin 169 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Avioni u mbush me tym pak pasi ishte ngritur.
Mësohet se piloti deklaroi gjendjen e emergjencës dhe avioni u kthye në aeroportin më të afërt, atë të Otopenit në Rumani.
Pasagjerët e avionit Boeing 737-800 zbarkuan të padëmtuar, edhe pse të frikësuar në palcë. Ata u ankuan se stafi nuk bëri shumë punë për t’i qetësuar.
Ende nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar problemet në avion. Hetimet vazhdojnë.