Avioni me 71 pasagjerë rrëzohet, asnjë i mbijetuar. Dalin pamjet më të fundit

980
0

Një avion me 71 pasagjerë është rrëzuar në Rusi. Avioni ishte nisur drejt qytetit Orsk në Rusi, ndërsa është zhdukur nga radarët 2 minuta pas nisjes.

Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve Interfax se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.

Ekipet e emergjencës dyshojnë se avioni është rrëzuar në Ramenskiy  që është një provincë e Moskës, vetëm 50 kilometra larg Moskës.

Në avion kishte 65 pasagjerë dhe 6 pjesëtarë ekuipazhi.

Janë publikuar nga mediat ruse pamjet më të fundit të avionit të rrëzuar fare pranë Moskës.

Pamjet tregojnë se si avioni është shpërndarë në pjesë pas përplasjes.

Vazhdon të vërtetohet gjithnjë e më shumë se nga përplasja mund të mos ketë asnjë të mbijetuar.

Fotot janë marrë nga mediat ruse dhe ato ndërkombëtare.