Aviona privatë e shampanja 1500 dollarëshe, këta janë fëmijët më të pasur të Tiranës

1420
0

Jeta luksoze e fëmijëve të pasur të Shqipërisë ka marrë shpesh edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Fëmijët e pasanikëve shqiptarë ekspozojnë jetën e tyre të luksit në rrjetet e tyre sociale dhe rrjedhimisht ata bien në sy të mediave rozë.

Faqja e përfolur “Rich Kids Tirana” ka bërë një listë të të rinjve më të pasur që reklamohen në Instagram dhe shpenzojnë para pa masë.

Para të vetat apo të prindërve, nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ata të gjithë janë në një moshë të re dhe bëjnë jetën që çdo adoleshent apo i ri shqiptar do ta kishte zili.

1.Fatmir Hysenbelliu. Me plot gojën miliarder, trashëgimtar i një pasurie marramendëse. Më së shumti e kalon kohën e tij duke shëtitur botën. Nga Rio de Janeiro, në Paris apo Maldive. Zotërues i një pasurie të madhe që përfshin firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele, apartamente, universitet si dhe një grup të suksesshëm mediatik. Aktiv në rrjetet sociale ku shpalos luksin dhe jetën e përditshme që bën. I apasionuar pas makinave luksoze dhe së fundmi ka të tijën një jet privat.

2.Blerti Ceprati. Të shëtisësh botën është e adhurueshme për të gjithë, por Blertin duhet ta kenë zili edhe aktorët e Hollivudit me jetën që bën. Zotërues i bizneseve më luksoze në Zvicër, adhurues i orave Rolex, shampanjës Dom Perignon dhe i udhëtimeve jashtë Europe. E vetmja e veçantë që ka Blerti nga të tjerët është që i pëlqen të ecë pa makina luksoze si një djalë i thjeshtë por me gusto të madhe.

3.Kristina Neranxi. Modelja bukuroshe nënë e një fëmije, por nuk harron të reklamojë jetën luksoze të saj në Instagram. Trashëgimtarja e firmës Neranxi dhe zotëruese e disa bizneseve në Tiranë është pjesë e listës pasi i pëlqejnë aventurat dhe të shëtisë me Range Rover Velar, të vetmin në Shqipëri të këtij lloji. Nëse shikoni profilin e saj nuk do të gjeni vetëm udhëtime por dhe rroba të shtrenjta që kushtojnë sa një mal me para. E thjeshtë: kur ke pse mos të shpenzosh.

4.Lori Hoxha. E pasur dhe e bukur dhe me më shumë followers se të tjerët, ajo është vajza që Instagramin e ka si një dritare ku të shpalosë pasurinë e saj. Pëlqen makinat, rrobat, bizhuteritë, sportet dhe udhëtimet. Pasuria e saj nuk mund të dihet pasi i kalon 7 shifra.

5.Isuf Dauti. I pëlqen të quhet Big Daddy jo për faktin se është i madh por për faktin që zotëron një pasuri dhe quhet milioner. I ri dhe me para por që i pëlqen dhe të reklamohet. Pronari i disa bizneseve në Tiranë dhe zotërues i makinave më të famshme në botë si Lamborghini apo Rolls Royce. Jeton jashtë Shqipërisë por nëse një ditë shihni një makinë luksoze në Tiranë dhe nuk e njihni do ta dalloni lehtë sepse Isufi ka një pasion të paparë mbas makinave.

6.Berat Memedi. Ose në Instagram beno_buddy. E kush nuk e njeh Beratin, miku i disa reperave më të njohur në estradën shqiptare. Kur flitet për pasuri Berati na e shfaq më mirë se të gjithë në Instagram ku si të tjerët më lart ka hobi makinat, posedon rreth 50 makina luksoze ku të preferuar ka markën Ferrari.

7.Andi Geci. Djali i nje miliarderi shqiptar që nuk heziton të mos postojë foto në Instagram por e shfaq aty jetën e tij. Trashëgimtar i një “froni mbretëror” pothuajse dhe i shumë bizneseve si firmë ndërtimi, klubi i futbollit Kukësi apo Tirana International. Andit i pëlqen të udhëtojë në ishujt privatë, diskotekat dhe makinat luksoze dhe më e parapëlqyera është Rolls Royce që kushton diku te 250.000$.

/joq.al/