Porti i Durresit shpjegon rregullat per udhetimet drejt Italise

469
0

Autoriteti Portual Durres ka njoftuar qytetaret mbi rregullat e udhetimit drejte Italise duke publikuar njoftimin e MEPJ:

Duke nisur nga data 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.

Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria. https://bit.ly/3C0HM90

Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLFhttps://app.euplf.eu/#/

Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular, me vlefshmëri deri në 72 orë përpara hyrjes në territorin italian. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).

Qytetarët shqiptarë, në momentin e mbërritjes në territorin italian do të duhet të deklarojnë vetë izolimin prej 5 ditësh në adresën ku do të qëndrojnë. Në fund të 5 ditëve, do të duhet të kryejnë test sërish. Përjashtohen nga karantina të gjithë ata që qëndrojnë më pak se 5 ditë dhe e dëshmojnë këtë përmes biletave. Kategoritë që përjashtohen nga karantina, mund ti gjeni në linkun:

https://bit.ly/3yiMegR

Edhe nëse jeni të vaksinuar, testi para nisjes së udhëtimit dhe karantina plus testi në fund të 5 ditëve të vetë izolimit, duhen kryer.

Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së: LINK /shqiptari.net/