Skip to content

Autori e kishte paralajmëruar atentatin, ja çfarë tha para se të qëllonte ndaj Trumpit (VIDEO)

    Donald Trump u sulmua me armë zjarri gjatë mitingut në Pensilvani, por ish-presidenti i SHBA fatmirësisht i shpëtoi plumbave që mund të rezultonin fatalë për jetën.

    FBI ka identifikuar më herët se atentatori i Donald Trump është Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç. I riu nga Butler, Pensilvania, akuzohet se qëlloi disa herë ndaj kandidatit të republikanëve Donald Trump duke u plagosur në vesh.

    Me një video të shkurtër të shpërndarë në rrjetet sociale, i riu e kishte paralajmëruar atentatin dhe urretjen e tij ndaj ish-presidnetit amerikan.

    “Emri im është Thomas Matthew Crooks. I urrej republikanët dhe urrej Trumpin. Dhe e dini çfarë: Ju po merreni me njeriun e gabuar”, thotë i riu që qëlloi ndaj Trumpit. KETU SHIKO VIDEO-n: