Austria po kërkon punëtorë të rinj, publikohet lista e profesioneve qe kerkohen

56
0

Austria ka publikuar një listë të detajuar të profesioneve për vitin e ardhshëm, ku renditen 66 profesione, si dhe është përcaktuar një listë e veçantë e profesioneve për provinca të caktuara, shkruan klix.ba.

Bëhet fjalë për Dekretin për fuqinë punëtore profesionale, përkatësisht profesionet deficitare për vitin 2022, duke u bazuar në Ligjin për punësimin e të huajve në të gjithë Austrinë, kështu të paktën kanë bërë të ditur nga ambasada austriake në Sarajevë.

Sipas listës së publikuar, disa prej profesioneve për të cilat ekziston një kërkesë e madhe janë infermieret e diplomuara/teknikët, kuzhinierët, automekanikët, xhamaprerësit, muratorët, punonjës që merren me rregullimin e kulmeve të shtëpive, elektroteknikë-inxhinierë të energjetikës.

Në listën e kuadrove janë inxhinierët e teknologjisë informative, mjekë, zdrukthëtarë, instalues të ujit, inxhinierë të diplomuar të makinerisë e kasapë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.