Aurela Gaçe jep lajmin e hidhur për fansat e saj

1833
0

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është cilësuar si një prej më energjikeve dhe që pushton skenën më së mirë.

Për të gjithmonë është thënë se është një konkurencë e fortë për këngëtarët sidomos në festivale ku gjithmonë del fitimtare. Aurela ka qenë e ftuar në emisionin në ‘Kurthin e Piter Pan’ ku ka dhënë dhe një lajm të trishtë për adhuruesit e saj.

Në një moment njëri nga fëmijët  e ka pyetur Aurelën se nëse do të marrë më pjesë në festivale, por përgjigja e saj I ka habitur të gjithë.

“Më ka dalë nami kot se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq nuk më lë të kënaqem me skenën.”, ka treguar Aurela.