Një 42 vjeçar është paraqitur në komisariatin nr.3 në Tiranë, ku ka bërë kallëzim se është sulmuar me armë në orët e para të mëngjesin, teksa drejtonte mjetin e tij.
R. Z. deklaroi në polici se rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.