Atentat me armë dy shqiptarëve në Itali, detaje

689
0

Dy shqiptarë në Itali kanë rënë pre e një atentati të armatosur mbrëmjen e 21 Shtatorit në zonën e Turate.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët, e identifikuar si Indrit Lleshaj 44 vjeç dhe Artan Lazar 42 vjeç, kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.

Shtypi raporton se të dy të plagosurit udhëtonin me një makinë “Audi Q5” kur iu bë pritë nga një makinë tjetër. Menjëherë aty mbërriti një motor me dy persona të maskuar, të cilët nisën të godisnin xhamin e përparmë të mjetit për ta thyer.

Sapo dy shqiptarët nisën të zbrisnin nga makina, ata u qëlluan me armë, duke marrë plagë në gjoks dhe në qafë. Autorët, të paidentifikuar deri tani, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Shqiptarët e plagosur u dërguan në spital dhe ju nënshtruan operacionit. Gjendja e tyre konsiderohet e rëndë, veçanërisht e njërit prej tyre. Orët në vijim do të jenë vendimtare.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët janë emra të njohur për policinë vendase dhe të papunë.