14.5 C
Tirana

“Ata nuk humbën thjesht praninë e babait të tyre, por u ndryshoi komplet jeta” E vërteta e ‘hidhur’ pas fotos së Shkëlzenit

Date:

Share:

4 vite më parë, Sadije Berisha  do të vizitonte Tiranën për të ndihmuar princ Lekën dhe Elia Zaharian për përgatitjet e dasmës.

Sigurisht ardhja e saj nuk mund t’i shpëtonte stafit të revistës Living dhe Sadija pranoi me shumë kënaqësi asokohe  një intervistë me Gentian Mingën, ish-kryeredaktor të revistës.  

Sipas tij, Sadija ishte njeriu i duhur për ta bërë këtë, sepse pavarësisht se në të kaluarën gjërat nuk i kanë shkuar fjollë, ajo ende beson te dashuria dhe martesa.

E gjitha kjo na u kujtuar pas një scroll-i të shkujdesur në Instagram, teksa përpara syve na del një foto e Shkëlzen Berishës me dy fëmijët.

Ndonëse  ai tregohet i rezervuar me jetën e tij private e në rrjetin social ka diku tek 50 foto, e me fëmijët vetëm 3 poza, kjo nuk përkthehet domosdoshmërisht në mungesë presence në jetën e Medinës dhe Laidonit.

Fëmijët janë rritur kaq shumë dhe ngjashmëria me të atin nuk mund të shpërfillet. Përpos komenteve të shumta, ai i Arminës nuk ka munguar gjithashtu, e nuk mund të ishte asgjë tjetër veçse tre zemra.

Edhe më parë, 28-vjeçarja ka treguar që ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e partnerit të saj, por ç’mund të lësh më shumë sesa një koment të tillë poshtë një fotoje.

Shkëputur nga revista Living më poshtë do të përmbledhim shkurt rrëfimin e Sadijes , sesi fëmijët e pritën vërtetë divorcin e si u ndryshoi jeta.

Për fat të keq, ky divorc fëmijëve u ka ardhur i papritur. Ata nuk humbën vetëm praninë e babait të tyre, por u ndryshoi e gjithë jeta. Kjo për arsye se neve u larguam menjëherë për në Suedi.

Ata humbën shokët e shkollës, mësuesit, kushërinjtë, shtëpinë ku ishin rritur, macen, qenin dhe kalin. Dhimbja ime si nënë ka qenë e madhe, pasi për Medinën dhe Laidonin rruga për t’u përshtatur me këtë situatë të re dhe këtë ndryshim jete drastik, ka qenë e gjatë dhe e vështirë.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...

E turpshme, një qytetar filmohet duke grisur Kuranin pranë një xhamie (VIDEO)

Një incident i pazakontë raportohet se ka ndodhur në Prizren, ku një qytetar është filmuar nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë...

Ndryshon kursi i këmbimit/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja si këmbehet dollari dhe euro

Sot, më 4 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.