Askush nuk shkoi në ditëlindjen e nipit të saj dhe ajo u shfry në Facebook. Shih se çfarë ndodhi më pas!

1141
0

Gerald është një 9-vjeçar si çdo fëmijë tjetër, shoqëria e ka cilësuar  atë si të veçantë për shkak se ai vuan nga një gjendje nga e cila ka pësuar dëmtime kafke, pavarësisht moshës së tij të re. Për këtë arsye, fëmija ka vështirësi të mësojë, megjithatë, është shumë i përkushtuar, përpiqet të udhëheqë një jetë normale dhe familja e tij është një mbështetje e madhe për të.

Në ditëlindjen e tij të fundit, nëna dhe gjyshja e tij vendosën të organizonin një festë dhe ftuan të gjithë fëmijët e klasës së tij. Pa ndonjë ndjeshmëri, asnjë prind nuk e lejoi djalin e tij të merrte pjesë në festën e Gerald-it, pasi nuk është një fëmijë “normal” dhe prandaj nuk është mirë që të frekuentojë fëmijët e tjerë.

Pas refuzimit të prindërve, gjyshja është shfryrë në Facebook dhe shkroi se nipi i saj e ka të vështirë për të mësuar për shkak të pesë operacioneve në kafkës që ishin të nevojshme dhe se rruga për të qenë në të njëjtin nivel me fëmijët e tjerë është shumë e gjatë. Për më tepër, ajo deklaroi se pavarësisht nga gjendja e tij ai është një fëmijë shumë karizmatik, i sjellshëm dhe i mirë.

Nëna e tij shpërndau rreth 30 ftesa në klasën e tij dhe gjysma konfirmoi praninë në festë. Gerald, plot entuziazëm, kontrollonte çdo detaj të festës së tij, pasi donte që miqtë e tij të shihnin se çdo gjë ishte e përsosur, ai ishte shumë i emocionuar dhe ishte bërë gati për t’i mirëpritur mysafirët e tij. Megjithatë, diçka shkoi keq, sepse ora shënoi 6 dhe ende askush nuk u shfaq, dëshira për të prerë tortën ishte zhdukur plotësisht.

Nëna nuk mundi të duronte të shikonte fëmijën e saj aq të trishtuar, kështu që ajo vendosi t’i telefononte prindërve të tyre për të gjetur se çfarë kishte ndodhur. Ata u përgjigjën: “Fëmijët tanë nuk mund të luajnë me dikë që nuk është si ata”.

E vetmja gjë që ky 9-vjeçar donte ishte të kalonte një ditë të veçantë me “shokët” e tij, duke luajtur dhe duke u argëtuar, por nuk ishte e mundur. Qëllimi i gjyshes për të publikuar incidentin në Facebook ishte që të merrte sa më shumë urime për nipin e saj.

Në pak minuta postimi është bërë viral, në mënyrë që festa e ditëlindjes të kalonte sa më bukur.

Ata e festuan atë në ndërtesën e Bashkisë, ku e lejuan që të luante me një qen policie, mori dhurata të pabesueshme dhe mori avantazhin e ëmbëlsirave dhe karamele.

“Ju falënderoj vërtet me zemër në dorë për atë që keni bërë për nipin tim, ai është shumë i lumtur që pati një festë të vërtetë ditëlindjeje dhe që mori kaq shumë dhurata”, tha gjyshja.

A vazhdojmë të jetojmë në një botë sipërfaqësore? Sa larg do të arrijë kotësia, superficialiteti dhe injoranca jonë?

Kjo histori e bukur meriton të ndahet, duartrokitje për të gjithë njerëzit që i bënë të mundura festimet e ditëlindjes së Gerald-it. /Përshtati: ShkodraNews