Ashpërsohet kodi penal: ndalohet dalja nga Shqipëria për 10 vjet për krimet zgjedhore

637
0

Në një situatë të tensionuar anë e mbanë Shqipërisë, Komisioni Ligjeve pranoi dhe votoi pro amendamentit të deputetit Ervin Bushati për ndryshimet në kodin e procedurës penale për krimet zgjedhore.

Deputeti socialist ka kërkuar ashpërsimin e kodit penal, duke shtuar se personi që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratike, do t’i ndalohet dalja jashtë territorit të Shqipërisë për 5-10 vjet.

Ky ligj do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative nr. 1 Tiranë., tha se nuk do lejohet të dalin nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral;

“Kjo masë do të kalojë nesër në Parlament dhe se e gjithë kjo rrëmujë bëhet nga frika e reformës në drejtësi. Keqardhje për ata që i ndjekin se po përfundojnë burgjeve. Shkojnë në burg për Lulin dhe për fallxhoren. Këta të fundit nxisin njerëzit të bëjnë rrëmuja, vetë flenë në shtëpitë e tyre”, tha Kryeministri.