As sot, as mot; Transporti publik s’do të fillojë nëse nuk plotësohen këto kushte të reja

496
0

As këtë të henë nuk ka nisur transporti publik dhe nuk do të nisë nëse nuk respektohen këo rregulla që i janë kërkuar qeverisë, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje zyrtare.

Deri më tani, qeveria ka marrë dy vendime në lidhje me tranpostin:

-Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;

-Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Ndërkohë Shoqata e Transportit ka vendosur kusht plotësimin e këtyre kërkesave para se të nisë puna:

1.Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë.

2.Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

3. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit.

4.Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.