As në filma nuk është parë, 7-vjeçari hero noton mbi një orë për të kërkuar ndihmë për babain dhe motrën që po..

573
0

Një djalë 7-vjeçar në Florida është cilësuar si hero, pasi notoi për mbi një orë për të kërkuar ndihmë kur motra dhe babai i tij u tërhoqën nga një rrymë.

Steven Poust ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, që dy fëmijët e tij, Chase dhe Abigail të notonin.

Por papritur vajza u tëhoqë nga një rrymë e fortë.  I ati u hodh që ta ndihmonte dhe i tha djalit që të kërkonte ndihmë, ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi.

“Unë i thashë atij se e doja sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte”, tha Poust.

Vogëlushit iu desh që të notonte për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Më pas ka qenë Departamenti i Shpëtimit që ka ndëryrë me urgjencë dhe ka nxjerrë në tokë babain dhe vajzën shëndoshë e mirë.