Artan Hoxha zbulon se si u fut arma në burgun e Peqinit: Ja si i shpëtoi kontrollit

22690
0

“Arma është futur me anë të një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk e ka marrë Mjacaj”, kështu tha në një intervistë për Euronews Albania gazetari Artan Hoxha.Duke folur për një komunikim që gazetari ka pasur me një të dënuar në të njëjtin sektor në burgun e Peqinit ku ndodhi edhe ekzekutimi i Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj, gazetari ka zbuluar një skemë se si mund të jetë futur arma. Ai tha gjithashtu se armën fillimisht nuk e ka marrë Mjacaj, por një tjetër i dënuar i rëndësishëm.

“Në rastin konkret si ka hyrë arma? Nga ato që më ka thënë i dënuari që unë kam komunikuar para se të ndodhte ngjarja, është që me një pajisje elektroshtëpiake, të burgosurve u lejohet të kenë pajisje, por këto ata i porosisin dhe ose blihet nga stafi i burgut ose kontrollohet me imtësi. Një pajisje e cila është futur, por nuk e ka marrë Sokol Mjacaj, atë e ka marrë dikush tjetër.