Artan Hoxha plas bomben: Ja kush është ish-kreu i policisë që lidhet me Babalen

699
0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka thënë se në telenovelën ‘Babale’ është i implikuar edhe një ish-funksionar i lartë i policisë.

Hoxha tha në studion e Report Tv se bëhet fjalë për ish-kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxhën, i cili ka marrë në pyetje kunatin e ‘Babales’, Fredi Alizotin. Sipas tij, çështja ‘Babale’ është e njëjtë me skandalin Meta-Prifti.

“Meta-Prifti, çështja u pushua pasi nuk ranë dakord për tekstin. Edhe sot jemi përballë të njëjtës situatë. Personi që e merr në pyetje është një ish-funksionar i rëndësishëm i policisë, bëhet fjalë për Florenc Hoxhën”, tha Hoxha.