Arsyeja e tmerrshme pse nuk duhet ta mbani teshtimën

860
0

Nuk është thjesht një legjendë urbane. Tentimi për të mbajtur teshtimën, duke shtypur hundën dhe mbyllur gojën mund të thyejë pjesën e pasme të fytit tuaj, thonë doktorët në një raport.

Një burrë nga Mbretëria e Bashkuar tha se pas mbajtjes së teshtimës ndjeu një ndjesi në qafën e tij dhe që pas saj kishte mjaft vështirësi për të folur.

Mjekët në Leicester zbuluan se ku njeri, kishte “vrima spontane në faring” si dhe flluska ajri në qafë.

Ky lloj lëndimi më së shumti është i lidhur me traumë, të vjella apo kollitje të rëndë.

Në këtë rast ky njeri, qëndroi në spital për shtatë ditë ku u ushqye nëpërmjet tubave dhe iu dha antibiotikë intravenoz.

Pas shkarkimit mjekët e këshilluan atë të mos i bllokojë hundët kur teshtin në të ardhmen.

“Ndërprerja e teshtimës nëpërmjet bllokimit të hundës dhe gojës është një manovër e rrezikshme dhe duhet të shmanget”, shkruajnë autorët e studimit të rastit.

Mjekët thanë se veprimi mund të çojë në zaptimin e ajrit midis mushkërive, vrimës së veshkave apo shkaktimin e një aneurizmi cerebral.

V.H/SCAN