Arrestohet operatorja turistike në Tiranë. Ja si i mashtronte klientët me oferta..

413
0

Një operatore turistike në kryeqytet ka ngritur një skemë të mirëfilltë mashtrimi pre e së cilës kanë rënë me dhjetëra qytetarë.

Sipas bluve të Tiranës mësohet se 27-vjeçarja me ininciale A.Gj, banuese në Tiranë, duke shfrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike fuste në “grackë” klientët e saj.

Kjo shtetase u rezervonte biletat e udhëtimit për klientë të ndryshëm dhe pasi u merrte paratë iu anulonte atyre biletave.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasen A. Gj., 27 vjeçe, banues në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën e saj si operatore në një kompani turistike, rezervonte bileta udhëtimi për klientë të ndryshëm dhe pasi përvetësonte pagesat e kryera, bënte anulimin e biletave”, njofton Policia.