Arrestohet burri i njërës prej infermiereve te azilit te pleqve. Ja cfare po pergatiste

32856
0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Qendrën e të Moshuarve “Orenda”, për të cilin mësohet se është bashkëshorti i njërës prej infermiereve të larguara nga puna për rastin e sotëm. I dyshuari është arrestuar pasi ka shkuar te pronari Qendrës, Anton Rasaj, i cili ka lajmëruar më pas policinë dhe mendohet se ai do kishte probleme me drejtorin e qendres.

Infermierja në fjalë, është larguar nga puna pasi që është njëra prej protagonisteve në videon e publikuar ku shihej dhuna fizike ndaj gruas, e njëjta është arrestuar edhe nga policia, por më pas u lirua.

Bashkëshorti i saj ndërkaq, ka shkuar në Qendrën e të Moshuarve për të mësuar arsyet e pezullimit të saj. Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Ndërkohë mesohet se tashmë dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.