Arrestohen 3 zyrtarë të Ministrisë së Financave, ja për cfarë akuzohen..

79
0

Tre zyrtarë të Ministrisë së Financave janë vënë në pranga me kërkesë të prokurorisë këtë të mërkurë. Të arrestuar janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni; Fatmir Hoxhaj drejtori Juridik dhe Alban Ruli përmbarues.

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave, të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

“Shtetasi I. Th është drejtuar zyrës përmbarimore, e cila në kundërshtim flagrant me ligjin  ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar shtetasin I. Th në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë këtij shtetasi është e përcaktuar në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro. Organi procedues ka urdhëruar sekuestrimin e shumës se kaluar shtetasit I. Th. dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./a2/