16.5 C
Tirana

Arrestimi i kryebashkiakut te Lezhës, reagon deputetja e PD Lindita Metaliaj: “Nuk keni parë gjë akoma..”

Date:

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike e Qarkut Lezhë, Lindita Metaliaj, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Sipas saj, kryebashkiaku i Lezhës ishte arrestuar për një vepër të paqartë, ndërsa Lezha kërkon drejtësi për të. Gjithashtu, Metaliaj përmendi raste të kryebashkiakëve të së majtës, të cilët sipas saj janë të lidhur ngushtë me krimin.

Statusi i plote:

“Te dashur miq!

Cdo dite e me shume po e kuptojme premtimin e narkokryeministrit :

“Nuk keni pare gje akoma”!

Do te thote: Varferi! Papunesi! Emigracion! Krim! Droge! Korrupsion! Pastrim parash! Drejtesi e kapur! Burg!

Por nuk e kishim menduar asnjehere qe gjuetia e kundershtareve politike ,te behej ne shkelje flagrante, antiligjore dhe antikushtetuese te se drejtes dhe lirive themelore te njeriut nepermjet arrestimit te  kryebashkiakut te Lezhes z.Fran Frrokaj.

Lezha kerkon drejtesi te paanshme me shpresen dhe urimin per pafajesine e kryebashkiakut Frrokaj.

Ne kerkojme qe ligji te jete i barabarte per te gjithe, por nderkohe qe z.Frrokaj arrestohet per nje veper akoma te paqarte, ministri model i Rames , i perfshire ne trafik nderkombetar droge, eshte i lire me mbeshtetjen politike  te Rames.

Vangjush Dako, i cili ka masakruar me ndertime qendren e qytetit dhe bregdetin e Durresit, qe vazhdon te beje biznes me krimin, qe perdor krimin per te blere vota, nuk preket nga Prokuroria, pasi ka mbeshtetjen politike te Rames.

Qazim Sejdini, i lidhur ngushte me bandat e krimit dhe te droges,eshte i paprekshem me urdher te Rames.

Erjon Veliaj, kukulla e Rames qe ka tjetersuar pronen publike per te ndertuar pallate, duke perfituar nga 20% per cdo rast dhe mbi te cilin rendon vdekja e nje te mituri, nuk del para drejtesise.

Ne rastin e Lezhes, mesazhi i Rames eshte i qarte- lufte ndaj kundershtareve politike per te vendosur nen kontrollin e krimit, droges dhe korrupsionit edhe Bashkine e Lezhes.

Pergjigjen do t’ia japin qytetaret e Lezhes dhe te gjithe Shqiperise ,te cilet nuk do te lejojne te neperkemben dhe t’u shkelen te drejtat nga diktatori i ri kryeprokuror dhe kryegjykates Edvin Rama.

Te gjithe se bashku do t’ia dalim te triunfojme mbi qeverine e se keqes.”

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Ndryshon moti, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditët në vijijm, rriten ndjeshëm temperaturat gjatë mesdites por mengjeset prite të jenë te ftohta. Ndiqni video me poshte per...

Plas sherri në urbanin e ‘Tiranës së Re’! Qytetari grushton e shkelmon faturinon (VIDEO)

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është raportuar të ketë ndodhur një ditë më parë në urbanin e linjës "Tirana e Re"...

“Na trego atë që s’u ke treguar të tjerëve” Katerina Trungun vihet në siklet nga i ftuari: Po ç’të them se..

Katerina Trungu e ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin. Ata janë njohur në radio kur ajo ishte në fillimet e...

“Nuk kam treguar gjë” Pas 12 vitesh, Katerina Trungu i rikthehet ‘dashurisë’ së vjetër! Moderatorja zbulon surprizën..

Dasara Karaiskaj, Gerta Heta, Ardit Murataj janë pjesë e super skuadrës së Klan Radio. Por në programin “Rudina” në Tv Klan këtij paneli iu...

“Kam edhe një surprizë të këndshme për ju” Çfarë po paralajmëron Rama nga Berlini..

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës “Sy m’Sy” i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi nëse e kalon oqeanin apo jo. Rama tha se nuk...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.