“Armët nuk vrasin njerëz”, ja kush është studentja që u vra se refuzoi të lidhej me 23-vjeçarin

900
0

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi me armë zjarri studenten e drejtësisë Ariela Murati pasi refuzoi të lidheshin bashkë.

21-vjeçarja po shkonte në shtëpinë e motrës kur u ndalua përballë me Spitalin “Nënë Tereza” nga i riu nga Fieri, i cili i kërkoi për herë të fundit të lidheshin, por pasi vajza e refuzoi ai nxori pistoletën tip “Beretta” dhe e qëlloi dy herë duke i shkaktuar vdekjen.

Aldison Belulaj qëlloi më pas veten me armë në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëdë për jetën.

Studentja e vitit të tretë Ariela Murati, me origjinë nga Berati por me banim në Fier, kishte vetëm pak ditë që kishte fituar bursën në Fakultetin e Drejtësisë. Në profilin e saj në Facebook tërheq vëmendjen një fotografi ku ajo duket me armë në një poligon qitje. Ariela Murati ka shkruar mbi këtë foto “Armët nuk vrasin njerëz. Njerëzit vrasin njerëz”.