Arlind Qorit nuk i ndahet incidentet! Pasi iu prish makina rrugës për në Athinë, i ndodh “e papritura” (VIDEO)

174
0

Duket se fati i keq vijon të ndjekë kryetarin e partisë “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qorin.

Ditën e djeshme, Qori publikoi një video ku tregonte se ishte prishur makina, me të cilën po udhëtonte drejt Athinës për të zhvilluar një takim me shqiptarët që jetojnë aty.

Pas kësaj, ai dhe personat që e shoqëronin u nisën më këmbë për të gjetur një makinë që do i dërgonte nga Janina drejt Athinës. Në një video tjetër, ai shprehet se nuk kanë patur fat dhe janë kthyer mbrapsht në Kakavijë, në mënyrë që të shkojnë drejt Athinës me autobus.

Pavarësisht fatit të keq, ai shprehet se paraditen e sotme takimi do zhvillohet.

“Vazhdon fati i keq. Shihemi nesër në Athinë, ora 11:00, për të diskutuar mbi idetë dhe programin e hartuar nga Lëvizja BASHKË! Adresa: Akadimias 50, 10679 Athinë Organismos Politismou, Athlitismou & Neolaias Dimou Athineon”– shkruan Qori krah videos.