Ariu “shpetohet” nga sofra, Marku pas 20 vitesh shkon në një vend shumë të përshtatshëm, do të shijojë më tepër liri.

50
0

Pas më shumë se dy dekadash duke argëtuar mysafirët e një restoranti në Tiranë, ariu i murrmë Mark më në fund po shkon drejt një jete më të mirë në Austri.

Pjesën më të madhe të jetës, ariu e kishte kaluar duke u kthyer në një kuriozitet për klientët e restorantit në një ambiente të rrethuar shumë të vogël për të, me dysheme betoni e në kushte aspak të përshtatshme higjiene. Tani Marku më në fund, po shkon në një vend shumë të përshtatshëm, ku do të shijojë edhe më tepër liri.

Marku, pas më shumë se 20 vitesh në robëri dhe në kushte krejtësisht të papërshtatshme për një ari të murrmë, ka më në fund mundësinë që t’i jetojë vitet e mbetura të jetës në mjaft më të mirë për të, në ambiente të krijuara posaçërisht për arinjtë e llojit të tij në Aberbasch të Austrisë“– u shpreh Sajmir Shehu, koordinator i Katër Putrave- shqip

I lënë jashtë në kushte ekstreme të motit, Mark dhe partnerja e tij, Lisa, nuk u lejuan kurrë të bënin gjumin e tyre të dimrit. Tani, ariu 250 kilogramë është mbipeshë e ka vështirësi në lëvizje. Robëria e i shkaktoi çrregullime qe e bënë më agresiv, sidomos kur Liza ngordhi në 2020-tën.

Marku nuk reshti së qari dy apo tre muaj rresht. pronarët i lejuan të ciftoheshin, por këlyshët nuk mbijetuan dot sepse dy prindërit e stresuan i kafshuan derisa ngordhën.”– u shpreh kujdestari Hiqmet Murati.

Sipas një anëtareje tjetër të shoqatës 4 putrat, Magdalena Scherk-Trettin, shpëtimi i Markut është një piketë e rëndësishme, por duhet bërë akoma edhe më shumë pasi “mund të mbahen ende arinj dhe kafshë të tjera që kanë lindur apo mbahen në robëri në kushte të tilla.