Arilena flet për herë të parë pas fitores së përfolur: Kam qarë…

666
0

Arilena Ara ka triumfuar mbrëmjen e të dielës në “Festivalin e Këngës në RTSH” duke na përfaqësuar në Eurovisionin e rradhës me këngën “Shaj”.

Fitorja e saj u shoqërua me shumë polemika, reagime e komente. Dy ditë pas fitores, Arilena ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram.

Arilena ka postuar një video nga momenti ku ka ngritur kupën dhe shfaqet me sytë e përlotur. Këngëtarja shkruan se kjo këngë i ka sjellë emocione të ndryshme sepse edhe ka qarë, por edhe ka qeshur.

“Me këtë këngë kam qarë dhe kam qeshur”, shkruan Arilena.