Ardit Gjebreas i bëjnë suprizën më të bukur gjatë transmetimit ‘live’

933
0

Moderatori i dashur për publikun, Ardit Gjebrea është baba i dy fëmijëmijëve, të cilët tashmë i njeh i gjithë publiku.

 Ana është vogëlushja e ëmbël, të cilën Arditi e ka githmonë pranë vetes, ndërsa Jon që është tashmë i fejuar është zhvendosur për të jetuar në Amerikë.

Për një kohë të gjatë ai nuk e kishte vizituar Shqipërinë dhe tani që festat po trokasin është kthyer për t’i kaluar pranë familjes.

Madje për të mbështetur të atin, ai ka shkuar ta ndjkë live ”E diela shqiptare” se bashku me motrën e tij.

Nëpërmjet fotove në ‘Instastory’, Arditi ka treguar se ndihet shumë i lumtur për këtë dhe i uron Jonit mirëseardhje në shtëpinë e tij.