Ardit Gjebrea udhëton drejt Kosovës, por i ndodh e papritura në kufi (Foto)

1459
0

Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea teksa udhëton drejt Kosovës mesditën e sotme, ka publikuar një foto të shkrepur në pikën kufitare mes dy vendeve dhe nisur nga pamja dhe situata nuk ka mundur të qëndrojë indiferentë.

Ai e ka konsideruar absurd faktin që mes Shqipërise dhe Kosovës ka akoma kufi, madje ai e ka shkruar atë dhe me gërma të mëdha.

“Ende kufi me Kosovën? ABSURDE”.

Pak ditë më parë në mbledhjen mes qeverive të Kosovcës dhe të Shqipërisë u diskutua dhe për unifikimin doganor mes dy vendeve, një premtim ky i përhershëm për qytetarët në të dy anët e kufirit. Më shumë se kurdoherë, sot në ditën e Pavarësisë, ai kufi do të duhej të hiqej.