Ardi Veliu merr postin e rëndësishëm, ja ku emërohet

140
0

Ashtu siç e paralajmëroi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, Ardi Veliu është emëruar në një tjetër post të rëndësishëm.

Pasi u shkarkua nga posti i zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Ardi Veliu është emëruar në postin e Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendësuar në këtë post Muhamet Rrumbullakun.

Ardi Veliu ka mbatjtur më herët dhe detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit, ndaj të cilit pati shumë akuza nga opozita për profesionalizim e tij dhe punën e policisë.